Ndërlidhjet

Policia e Kosovës arreston pesë persona nën dyshimet për fajde


Policia e Kosovës (foto ilustrim)
Policia e Kosovës (foto ilustrim)

Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja”.

Pas kontrollimit të këtyre lokacioneve janë arrestuar pesë persona. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftoi me anë të një komunikate për media se sipas kërkesës së prokurorisë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG