Ndërlidhjet

Ekuipazhi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës kthehet në Tokë


Nga e djathta në të majtë: Serena Aunon-Chancellor, Sergei Prokopyev dhe Alexander Gerst (Foto arkivi)
Nga e djathta në të majtë: Serena Aunon-Chancellor, Sergei Prokopyev dhe Alexander Gerst (Foto arkivi)

Tre anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u kthyen në Tokë pasi përfunduan misionin e tyre prej 197 ditësh.

Komandanti gjerman, Alexander Gerst, astronautia amerikane, Serena Aunon-Chancellor, dhe kozmonauti rus, Sergei Prokopyev, ateruan të enjten me anijen e tyre kozmike Soyuz në një bazë në rajonin Zhezqazghan të Kazakistanit.

Ata qëndruan në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës për të kryer disa eksperimente.

Më 11 dhjetor, Kononenko dhe Prokopyev ecën nëpër hapësirë dhe morën mostra jashtë Stacionit. 

Gerst e dorëzoi komandën e Stacionit te rusi Oleg Kononenko.

Kononenko, Anne McClain nga Shtetet e Bashkuara dhe David Saint-Jacques nga Kanadaja arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në fillim të dhjetorit dhe do të qëndrojnë atje për gjashtë muaj.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG