Ndërlidhjet

Vuçiq: Bisedimet me Prishtinën vazhdojnë vetëm kur të tërhiqet tarifa


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu tha zyrtarëve të lartë të BE-së, se Serbia është e angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, mirëpo e vetmja mënyrë për të vazhduar bisedimet me Prishtinën është nëse tërhiqet tarifa prej 100 përqind ndaj mallrave serbe.

“"Serbia është e angazhuar për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe e vendosur për të kontribuar në këtë drejtim. Një parakusht për zbatimin e suksesshëm dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal është respektimin rigoroz i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara të dakorduara nga të gjithë pjesëmarrësit në rajon. E vetmja mënyrë për të krijuar kushtet në të cilat vazhdimi i bisedimeve do të ishte i mundur është që Prishtina të tërhiqej nga vendime të paligjshme dhe krejtësisht të paarsyeshme ",tha presidenti Vuçiq pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Gjatë takimit, Vuçiq ka përmendur disa veprime të Prishtinës, siç është transformimi i FSK-së, duke thënë se ky vendim është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG