Ndërlidhjet

Thaçi: Me themelimin e Ushtrisë, përmbyllet procesi i shtetndërtimit


Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se me miratimin e pakos ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, është përmbyllur procesi i shtetndërtimit.

Sipas presidentit Thaçi, shoqëria dhe shteti i Kosovës ka dëshmuar se di të qëndrojë i bashkuar “për të mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë”.

“Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit”, thotë Thaçi.

Kuvendi miratoi tri ligje për FSK-në, të cilat vlerësohet se do t’i japin kapacitete ushtarake kësaj Force, gjatë një procesi të transformimit brenda disa viteve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG