Ndërlidhjet

Foggo: Transformimi i FSK-së është vendim sovran i Kosovës


Pjesëtarë të FSK-së (Foto nga arkivi)
Pjesëtarë të FSK-së (Foto nga arkivi)

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, është një vendim sovran, që duhet ta sjellin deputetët e Kosovës, ka deklaruar në Shkup, Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, James Foggo.

Ai ka thënë se forcat e NATO-së janë të përgatitura për çdo vendim, që do të sjellin institucionet e Kosovës, sikurse edhe për të garantuar sigurinë atje.

“Kosova është shtet demokratik, siç jeni ju dhe siç është Serbia. Në demokraci ju zgjidhni njerëz që do të marrin vendime në emrin tuaj. Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës është një vendim sovran që duhet ta sjellin deputetët e Kosovës" ka thënë ai.

"Ne jemi të përgatitur për cilin do vendim që do ta sjellë Parlamenti këtë javë. Ne jemi atje për të garantuar sigurinë e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar admirali James Foggo, duke u përgjigjur në pyetjen mbi qëndrimin e Aleancës rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për miratimin e ligjeve për formimin e Ushtrisë.

Kuvendi i Kosovës pritet që me 14 dhjetor të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të "përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës".

Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG