Ndërlidhjet

Ish-avokati i Trumpit dënohet me tre vjet burgim


Ish-avokati i presidentit Trump, Michael Cohen
Ish-avokati i presidentit Trump, Michael Cohen

Michael Cohen,ish-avokat shumëvjeçar i presidentit amerikan, Donald Trump, u dënua me tre vjet burg, të mërkurën, pasi u deklarua fajtor për mashtrime me tarifa dhe pagesa të financimit të fushatës.

Krimet të cilat Cohen ka pranuar përfshijnë: gënjeshtrën në Kongres rreth marrëdhënieve të kaluara të biznesit të presidentit Trump në Rusi, si dhe ryshfetin për gratë që pretendonin se kishin marrëdhënie me Trump.

Cohen, 52 vjeç, kishte shkuar në gjykatë me bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij.

Prokurorët kanë thënë në dosjet e mëhershme të gjykatës se Cohen nuk bashkëpunoi plotësisht me hetuesit. Hetimi u përqëndrua në punën që bëri në organizatat e biznesit të presidentit Trump. Pagesat që Cohen iu bëri grave ndodhën gjatë vitit 2016, dhe thuhet se janë rimbursuar nga Trump, që do të thotë se ato mund të konsiderohen si kontribute në fushatë.

Nëse kontributet tejkaluan një sasi të caktuar dhe nuk u raportuan publikisht, kjo mund të konsiderohej si akt kriminal.

Çështja kundër Cohen mori vëmendje pas hetimit që është duke u kryer, nga prokurori special Robert Mueller, lidhur me ndërveprimet midis zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Trump.

Presidenti Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo deklarim se ekipi i fushatës së tij është kordinuar me zyrtarët rusë gjatë fushatës zgjedhore 2016.

Ai ka akuzuar ekipin e Muellerit për shtypjen e ndihmësve të tij të mëparshëm për të gënjyer rreth tij, fushatës së tij dhe marrëdhënieve të tij të biznesit.

Në një intervistë me Reuters më 11 dhjetor, ai tha se ishte i bindur se ai nuk ishte në rrezik për t'u marrë në përgjegjësi nga Kongresi.

"Është e vështirë për të fajësuar dikë që nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe që ka krijuar ekonominë më të madhe në historinë e vendit tonë", pati thënë presidenti Trump.

Rusia ka mohuar akuzat nga SHBA-ja për ndërhyrjen në zgjedhje për të ndihmuar presidentin Trump.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG