Ndërlidhjet

Sami Lushtaku ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale


Ilustrim.
Ilustrim.

Prokuroria Speciale me seli në Hagë ka thirrur për intervistim, Sami Lushtakun dhe Nazif Mehmetin.

Arianit Koci, avokat i Lushtakut ka thënë përmes një postimi në Facebook se më 14 janar të vitit të ardhshëm klienti i tij do të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë.

"Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar", ka thënë Koci.

Ndërkohë ftesën që i bërë është Mehmetit, ish-pjesëtar i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka konfirmuar avokati i tij, Tahir Rrecaj.

“Ai do të intervistohet me datën 22, 23 dhe 24 janar po ende nuk e di nëse intervistimi do të ndodhë në Kosovë apo në Hagë”, ka thënë Rrecaj për Radion Evropa e Lirë pa dhënë detaje të tjera.

Më herët ftesa të njëjta kanë marrë edhe Rrustem Mustafa dhe Sokol Dobruna.

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë funksionalizuar plotësisht që nga 5 korriku i vitit 2017, kur ishte miratuar dokumenti për zhvillimin e procedurës penale, Rregullorja e Procedurave dhe Provave.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar punojnë për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave tjera penale, në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011.

Në atë raport është thënë që gjoja se krimet i kanë kryer pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë periudhës 1998 deri në vitin 2000.

Në Dhomat e Specializuara dhe në Prokurori punojnë 150 persona me prejardhje nga e gjithë bota. Gjykatësit, të cilët janë 20, vijnë nga 14 vende.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG