Ndërlidhjet

Simiq: Mbijetesa e serbëve në Kosovë është e rrezikuar


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq tha se tarifat për mallrat serbe e vendosur nga Prishtina, e vështiron jetën e serbëve në Kosovës dhe se paralajmërimet për masa tjera “në mënyrë të drejtëpërdrejtë rrezikojnë mbijetesën dhe ekzistencën e popullit serb”.

“Nuk mund ta merrni me mend se çfarë po ndodh në kokat e nxehta në Prishtinë, dhe cilat janë masat e ardhshme të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të rrezikojnë paqen dhe sigurinë e të gjithëve në veçanti serbëve” ka thënë Simiq për televizionin publik serb.

Sipas tij, ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë, do të ishte edhe një goditje ndaj uljes së tensioneve, pasi të gjithë zyrtarët që e kanë vizituar Kosovën kanë bërë thirrje për paqe.

Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, theksoi se, megjithatë, paqja nuk ka alternativë, por edhe serbët nuk mund të pranojnë shtypjen e cila kërcenon mbijetesën fizike të tyre në Kosovë.

Lidhur me paralajmërimet se do të ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë, Simiq tha se me këtë dikush ka vendosur “të mos ketë paqe”.

Ai paralajmëroi se serbët do të vazhdojnë me protesta për të kundërshtuar masat e fundit të institucioneve në Prishtinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG