Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë hartojnë rezolutë për rastin Khashoggi


Jamal Khashoggi
Jamal Khashoggi

Një grup i senatorëve republikanë dhe demokratë në Shtetet e Bashkuara hartoi një rezolutë që thotë se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, është "bashkëfajtor" në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Rezoluta, kryesisht simbolike, vjen pas pakënaqësisë midis ligjvënësve amerikanë për mënyrën se si administrata e presidentit Donald Trump i është përgjigjur vrasjes së Khashoggit.

Khashoggi, banor i SHBA-së dhe kontribues në gazetën Washington Post, është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, në muajin tetor.

Ai ka qenë kritik i zëshëm i regjimit saudit.

Rezoluta në SHBA u mbështet nga senatori republikan, Lindsey Graham, dhe senatorja demokrate, Dianne Feinstein.

Ajo thotë se Senati "ka një nivel të lartë besimi" se princi i kurorës "është bashkëfajtor në vrasjen".

Trump, administrata e të cilit ka kultivuar lidhje të ngushta me Riadin, ka bërë përpjekje të minimizojë përfshirjen e princit të kurorës në vrasje.

Presidenti vazhdimisht e ka theksuar rëndësinë e Arabisë Saudite për SHBA-në, duke e quajtur atë “partner të palëkundur”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG