Ndërlidhjet

NATO hap rrugën për anëtarësimin e Bosnjës


Takimi i NATO-s në Bruksel
Takimi i NATO-s në Bruksel

NATO i dha Bosnje e Hercegovinës dritën e gjelbër për të bërë një hap të madh përpara në rrugën drejt anëtarësimit në aleancën ushtarake.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, në takimin e së mërkurës në Bruksel, e ftuan Bosnjën që të paraqesë programin e parë vjetor të reformave, në përputhje me standardet e aleancës.

Ky hap është pjesë e Planit të Veprimit të Anëtarësimit në NATO, proces që i ndihmon vendet aspiruese të përgatiten për anëtarësim.

"Ne jemi të gatshëm të pranojmë programin e parë vjetor të vendit [Bosnjës]. Ai përfshin masa praktike që mbulojnë reformën politike, ekonomike dhe të mbrojtjes", u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ky veprim nuk do të thotë se Bosnja do të anëtarësohet në NATO së shpejti dhe nuk është e qartë nëse Sarajeva do ta pranojë ftesën për Planin e Veprimit të Anëtarësimit.

Anëtari mysliman i Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, e mirëpriti ftesën e NATO-s, ashtu si edhe anëtari kroat, Zhelko Komshiq.

Anëtari serb i Presidencës, Millorad Dodik, nuk reagoi ende.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG