Ndërlidhjet

Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për çështjen e vizave


Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi.
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi.

Me kërkesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës po zhvillon një debat në një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e liberalizimit të vizave. Ky vendim u mor pas dështimit të seancës paraprake, të thirrur po nga opozita lidhur me mospërfshirjen e vendit në agjendën e takimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, për liberalizimin e vizave.

Fillimisht, Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e thirrur për orën 16:00 të mos mbahej, për shkak të dyshimeve se janë manipuluar nënshkrimet e dy deputetëve, për të thirrur këtë seancë.

Seancë është thirrur nga dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilat kanë vlerësuar se “dështimet e koalicionit qeverisës, kulmuan me mosliberalizim të vizave”.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se iniciuesit e kësaj seance të jashtëzakonshme kanë paraqitur nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG