Ndërlidhjet

Vuçiq i kërkon SHBA-së të shfrytëzojë ndikimin e saj te Prishtina


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar të martën nga ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, që Shtetet e Bashkuara të shfrytëzojnë ndikimin e tyre politik dhe të paralajmërojnë Prishtinën se me veprimet e saj po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Këmbëngulja e Prishtinës në tatimin e mallrave nga Serbia Qendrore dhe për më tepër në formimin e Ushtrisë së Kosovës nxit shqetësim serioz në Serbi për të ardhmen e popullit serb në Kosovë”, ka thënë Vuçiq sipas një njoftimi të lëshuar nga presidenca serbe.

I njëjti ka cituar ambasadorin Scott të ketë thënë se me vendosjen e taksës, Prishtina ka shkelur dispozitat e marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA, dhe ka kërcënuar të ardhmen e rajonit.

Scott po ashtu ka kujtuar që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që ta heqin taksën mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hervcegovina.

“Ambasadori Scott ka përsëritur se SHBA-ja i mbështet përpjekjet e Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe se është e gatshme për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, e cila do të sigurojë stabilitet”, është thënë në komunikatën e presidencës serbe.

Pompeo i bën thirrje Kosovës që të heqë taksën

Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka rritur nga 10 në 100 për qind taksën në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG