Ndërlidhjet

Veseli: Kosova do ta ketë ushtrinë më 14 dhjetor


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se më 14 dhjetor, Kosova do ta ketë zyrtarisht ushtrinë e saj.

"Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri", shkroi Veseli në Facebook.

Projektligjet, të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake, janë miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës në tetor.

Ato përfshijnë projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Është thënë më herët se ato do të procedohen për dëgjim të dytë në Kuvend, gjatë muajit dhjetor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG