Ndërlidhjet

Haradinaj kërkon mbështetjen e NATO-s për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me zëvendësndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë, rrugën euroatlantike të Kosovës si dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në një komunikatë për media, Haradinaj është thënë të ketë falënderuar NATO-n dhe trupat e KFOR-it për mbështetjen e dhënë në procesin e paqes dhe sigurisë, si dhe ka theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në Kosovë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, multietnike dhe e cila në të ardhmen do të jetë aleate e besueshme përkrah miqve tanë euroatlantik”, është cituar të ketë thënë Haradinaj.

Ai ka kërkuar mbështetjen e NATO-s në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së.

Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jonathan Parish, ka thënë në anën tjetër se NATO-ja përmes KFOR-it do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG