Ndërlidhjet

Vuçiq: E themi me siguri se Radoiçiq nuk e ka vrarë Ivanoviqin


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti serb dhe policia mund të thonë me siguri se Millan Radoiçiq, nënkryertar i Listës Serbe, nuk e ka vrarë politikanin serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Vuçiq tha për Radio-Televizionin e Serbisë se Radoiçiq "nuk ka marrë pjesë në organizimin, logjistikën apo nxitjen" e vrasjes së Ivanoviqit.

Ai tha se Radoiçiq është intervistuar nga prokurorët në Beograd dhe se është vërtetuar se ai nuk ka marrë pjesë në vrasje.

Vuçiq tha se Prishtina ka dashur ta vrasë Radoiçiqin gjatë përpjekjeve për ta arrestuar atë, pak ditë më parë.

Policia e Kosovës ka arrestuar javën e kaluar në veri të Mitrovicës tre persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, të cilëve më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokurori special i Kosovës, Sylë Hoxha, ka konfirmuar se autoritetet në Kosovë janë në kërkim edhe të Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe, subjekt politik në Kuvendin e Kosovës.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar, 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare Liria, Demokracia dhe Drejtësia.

Lexoni edhe këtë: Kush është Milan Radoiçiq, i kërkuari për vrasjen e Ivanoviqit?

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG