Ndërlidhjet

Trump hedh dyshime mbi raportin për ndryshimet klimatike


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hodhi dyshime mbi një raport të qeverisë së tij që paralajmëron për efekte shkatërruese nga ndryshimet klimatike.

I pyetur nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë për konstatimet se ngrohja e pakontrolluar globale do të bënte kërdinë në ekonominë amerikane, Trump tha: “Unë nuk e besoj”.

Vlerësimi i Katërt Kombëtar i Klimës, i cili është përpiluar nga agjencitë dhe departamentet e Qeverisë amerikane, tha se ndryshimet klimatike do t’i kushtojnë SHBA-së qindra miliarda dollarë dhe do të dëmtojnë shëndetin e njeriut.

Trump tha se vendet e tjera, si Kina dhe Japonia, duhet të marrin masa për të ulur emetimet e tyre të gazrave.

“Tani për tani ne jemi më pastër se kurrë dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha Trump.

Pasi ka marrë detyrën në janar të vitit 2017, Trump ka njoftuar se do ta tërheqë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila obligon 187 vende të tjera që të mbajnë rritjen e temperaturave globale nën 2 gradë Celsius.

Në atë kohë, Trump ka thënë se dëshiron të negociojë një marrëveshje të re “të ndershme” që nuk i dëmton bizneset dhe punëtorët amerikanë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG