Ndërlidhjet

Ambasadori amerikan në Serbi: Taksa është diskriminuese


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, tha se taksa 100% që u ka vënë Kosova importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, është "diskriminuese".

Scott tha për gazetarët në Beograd se ajo që vlen për popullsinë shqiptare në Kosovë, duhet të vlejë edhe për serbët dhe për të gjitha pakicat etnike.

"Besoj se Kosova duhet të jetë shtet demokratik multientik", tha Scott, raportojnë mediat serbe.

Në lidhje me zotimet që bënë të hënën Kosova dhe Shqipëria për heqjen e taksave, romingut dhe unifikimin e doganave, Scott tha se SHBA-ja mbështet çdo aktivitet që çon kah integrimi ekonomik i rajonit.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Vendimi ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë, si dhe thirrje nga Bashkimi Evropian për ta hequr këtë detyrim doganor.

Më shumë në këtë temë:

Taksa imponon fuqizimin e prodhimeve ‘Made in Kosova’

Kërkohen alternativa për zëvendësimin e barnave nga Serbia dhe Bosnja

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG