Ndërlidhjet

Kocijanciç: Brukseli ka të drejtë t’i kërkojë Kosovës shfuqizimin e taksës


Zëdhënësja, Maja Kocijanciç
Zëdhënësja, Maja Kocijanciç

Bashkimi Evropian e bëri të qartë se vendosja e taksës nga ana e Prishtinës për 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës shkel dispozitat e marrëveshjes së CEFTA-s, tha sot në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciç. Ajo theksoi se Brukseli pret nga sekretariati i CEFTA-s dhe të gjitha palët të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar respektim të kësaj marrëveshje.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha se Brukseli ka të drejtë të kërkojë nga Kosova të shfuqizojë vendimin pasi “BE-ja monitoron zbatimin e gjitha angazhimeve të bëra nga partnerët në rajon si dhe marrëveshja e CEFTA-s është shtyllë e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perendimor”.

Kocijaniç nënvizoi se vendimi i Kosovës për taksën, nuk është në frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të cilën autoritetet në Prishtinë e kanë nënshkruar me Komisionin Evropian.

“Serbia dhe Kosova janë ankuar shumë herë për atë që ndodh në marrëdhëniet midis tyre dhe ne e kemi theksuar se këto çështje rregullohen përmes dialogut, për të cilin BE-ja ende është e gatshme të ndihmojë” ,tha Kocijanciç.

Ajo kërkoi nga të dyja palët të ndalojnë provokimet e tilla dhe të përqëndrohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve pa parakushte të mëtejshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG