Ndërlidhjet

BE i kërkon Qeverisë së Kosovës të tërheqë vendimin për taksën


Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksën në 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja.

Përmes një deklarate për media, ajo tha se ky vendim është shkelje eMarrëveshjes për tregti të lirë - CEFTA-s dhe Marrëveshjes për Stabilizim Asocim.

“Vendimi i sotëm nga Qeveria e Kosovës për të rritur taksën ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja në 100 për qind është qartazi shkelje e Marrëveshjes për tregti të lirë (CEFTA) dhe shpirtit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Kjo më tej përkeqëson situatën pas taksës fillestare prej 10 për qind. Qeveria e Kosovës duhet të tërheqë menjëherë këto vendime”, tha Mogherini përmes një deklarate për media.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së mbajtur të mërkurën vendosi që ta rrisë taksën ndaj importeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja nga 10 sa ishte më herët në 100 për qind.

Ky vendim ka nxitur reagime në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG