Ndërlidhjet

Arrestohet ish-kreu i policisë sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov


Ish-kreu i policisë sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov
Ish-kreu i policisë sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov

Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov është paraburgosur, pasi Gjykata Themelore e Shkupit i ka caktuar masën e arrestit 30 ditor.

Nga Gjykata Themelore për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për shkak të rrezikut për arratisje të mundshme, ndërsa gjykatësi i procedurës parahetimore i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Ish-shefi i policisë sekrete po gjykohet për shpërdorim të detyrës në të paktën katër procese që kanë të bëjnë me manipulim të procesit zgjedhor, dhunë të porositur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Lube Boshkovski, keqpërdorime financiare, e vepra tjera penale.

Ndryshe, Sasho MIjallokov është kushëri i parë i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili po ashtu është dënuar me dy vjet burgim, ndërkohë që po zhvillohet edhe disa procese tjera gjyqësore për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i Sasho Mijallkovit vjen disa orë pasi Nikolla Gruevski njoftoi ka marrë statusin e azilit politik nga autoritetet hungareze, ku është strehuar, menjëherë pasi policia kishte nisur ta kërkojë për ta dërguar në vuajtjen e dënimit me burg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG