Ndërlidhjet

Thaçi: Dështimi në INTERPOL i bën humbëse Kosovën dhe Serbinë 


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se me mospranimin e Kosovës në INTERPOL - agjencinë ndërkombëtare të policisë - nuk ka fitues, por vetëm humbës.

“Sot, nuk ka as fitues, por mund të them lirisht se jemi humbës, edhe Kosova, edhe Serbia”, tha Thaçi.

“Kosova e ka rrugëtimin e vet si vend i pavarur e sovran. Por, votimi i sotëm shtron nevojën e një përkushtimi edhe më të madh të spektrit politik dhe institucional të Kosovës dhe të qytetarëve për një unitet të qëndrueshëm dhe funksional”, tha ai.

“INTERPOL-i është një mekanizëm i rendit dhe ligjit dhe Kosova ka dëshiruar të jetë pjesë e kontributit të paqes, stabilitetit dhe luftës globale kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe të gjitha dukurive negative. Kjo e drejtë, fatkeqësisht, sot iu mohua Kosovës”, theksoi Thaçi.

Ai u shpreh kundër formës së lobimit të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se beson vetëm në vendosmërinë e shteteve që e kanë njohur Kosovën.

Duke pasur parasysh lobimin e Serbisë kundër Kosovës, Thaçi edhe një herë ftoi spektrin politik në Kosovë që të ulet dhe të arrijë një konsensus rreth fazës finale të dialogut me Serbinë me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje finale për njohje dhe normalizim të raporteve.

Të martën, Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it votoi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Për më shumë, lexoni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG