Ndërlidhjet

Trump nuk do ta dëgjojë incizimin "e tmerrshëm" të vrasjes së Khashoggit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është informuar për një audio-incizim të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, porse ai vetë nuk dëshiron ta dëgjojë.

Khashoggi, kontribues në gazetën Washington Post dhe kritik i Qeverisë saudite, është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën suadite në Stamboll, më 2 tetor.

Turqia e ka ndarë me SHBA-në dhe aleatët perëndimorë një audio-incizim që thuhet se dëshmon përfshirjen e Arabisë Saudite në vrasje.

"Unë di gjithçka që thuhet në atë audio-incizim, pa e dëgjuar atë", tha Trump për Fox News.

"Është shumë i dhunshëm, i egër dhe i tmerrshëm", tha ai.

Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, e ka urdhëruar vrasjen, edhe pse Shtëpia e Bardhë nuk e ka mbështetur këtë vlerësim.

Në intervistën për Fox News, Trump tha se njerëz të afërt me princin "kanë qenë me gjasë të përfshirë", por shtoi se dëshiron të ruajë aleancën me Arabinë Saudite.

Javën e kaluar, administrata Trump ka sanksionuar 17 zyrtarë sauditë për rolin e dyshuar në vrasje, por ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar masa më të ashpra, përfshirë reduktim të shitjes së armëve në Arabinë Saudite.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG