Ndërlidhjet

Kanadaja "ka dëgjuar" audio-incizimin nga vrasja e Khashoggit


Kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Inteligjenca e Kanadasë ka dëgjuar një audio-incizim nga vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, konfirmoi kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

"Kanadaja e ka dëgjuar atë që ka ndarë Turqia", tha ai.

Trudeau është udhëheqësi i parë perëndimor që konfirmon se vendi i tij e ka dëgjuar incizimin e supozuar të vrasjes në konsullatën saudite në Stamboll.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se e ai i ka ndarë kopjet e incizimit me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Arabinë Saudite.

Megjithatë, SHBA dhe Franca thanë se nuk kanë pranuar asnjë audio-incizim.

Khashoggi, kontribues në gazetën Washington Post dhe kritik i Qeverisë saudite, është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Pas mohimeve të vazhdueshme, Riadi e ka pranuar se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje.

Autoritetet saudite kanë thënë se kanë arrestuar 18 njerëz të dyshuar për përfshirje në vrasje.

Trupi i gazetarit nuk është gjetur ende dhe dyshohet se ai është gjymtuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG