Ndërlidhjet

Thaçi: Trump mbështet 100% marrëveshjen me Serbinë 


Presidenti Hashim Thaçi gjatë takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në. Fotografi nga arkivi.
Presidenti Hashim Thaçi gjatë takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka takuar të shtunën mbrëma në Paris presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se Trump shprehu “100% mbështetje për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme midis Kosovës dhe Serbisë".

“Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, shkroi Thaçi.

Pak orë pas këtij postimi, Thaçi shkroi sërish në Twitter lidhur me takimin që ka pasur me presidentin Trump dhe tha se me të janë pajtuar për "nevojën për të zgjeruar paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, duke arritur një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë" dhe duke mundësuar që Republika e Kosovës "t'i bashkohet NATO-s, OKB-së dhe BE-së”.

Thaçi dhe dhjetëra liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, qëndruan në Paris ku morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Thaçi po udhëheq delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme është synim i të dyja palëve, ashtu si dhe kusht për përparimin e tyre në rrugën e integrimit evropian.

Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, kanë shpalosur së voni idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e problemeve.

Ideja ka hasur në reagime për dhe kundër në Kosovë dhe Serbi, ashtu si edhe te komuniteti ndërkombëtar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG