Ndërlidhjet

Vala e parë e migrantëve arrin në Meksikë


Karavani i migrantëve që është nisur drejt SHBA-së.
Karavani i migrantëve që është nisur drejt SHBA-së.

Një pjesë e karavanit të migrantëve që janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ka arritur në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko Siti.

Rreth 450 persona, shumica burra dhe djem janë strehuar përkohësisht në një stadium të sportit.

Turma e njerëzve, e përshkruar si karavan, është nisur javë më parë nga Hondurasi dhe tani përbëhet nga rreth 5,000 persona.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për pozicionim të trupave në kufi ashtu që t’ua ndalojë atyre hyrjen në SHBA.

Kritikët kanë akuzuar Trumpin për përdorim të kërcënimit nga migrimet ilegale për të arritur më shumë përkrahje për republikanët, pak para mbajtjes së zgjedhjeve për Kongres.

Kush mund të jetë ‘Befasia e Tetorit’ në zgjedhjet për Kongres?

Migrantët në anën tjetër kanë thënë se janë duke i ikur persekutimit, varfërisë dhe dhunës në shtetet nga janë nisur, përkatësisht, Hondurasit, Guatemalës dhe El Salvadorit.

Autoritetet në Meksiko Siti kanë thënë se janë furnizuar me ushqim dhe janë të gatshëm të ofrojnë strehim dhe shërbime mjekësore, teksa mijëra persona pritet të arrijnë në këtë shtet në javët e ardhshme.

Trump synon forcimin e kufijve për të zmbrapsur migrantët

“Ka gra shtatzëna, shumë fëmijë, persona të ndjeshëm, të cilëve duhet t’iu garantojmë hapësirë dhe shërbimet për të cilat kanë nevojë”, ka thënë kryetari i kryeqytetin meksikan, José Ramón Amieva Gálvez.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të presidentit amerikan për ndalim të karavanit në kufi, shumica e personave kanë thënë se janë nisur me synim të kërkimit të azilit në SHBA.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG