Ndërlidhjet

Trump synon t'i japë fund dhënies së shtetësisë për foshnjat e lindura në SHBA


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund të drejtës së fitimit të shtetësisë për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk janë shtetas amerikanë apo janë migrantë të paligjshëm.

Amendamenti i 14-të i Kushtetutës Amerikane u garanton të drejtën për shtetësi të gjithë fëmijëve që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për Axios në HBO, një pjesë e së cilës është bërë publike më 30 tetor, Trump ka thënë se “ne jemi shteti i vetëm në botë ku një person vjen, lind dhe foshnja më pas është qytetar i Shteteve të Bashkuara për 85 vjet me të gjitha përfitimet”.

“Është qesharake, qesharake. Dhe nuk ka fund”, ka vazhduar ai.

Në kundërshtim me deklaratën e Trumpit, shumë shtete tjerë ofrojnë të drejtën për shtetësi, duke përfshirë Kanadanë dhe Meksikën.

Megjithatë presidenti amerikan nuk ka treguar se kur do ta nënshkruajë vendimin, mirëpo ka thënë se “është në proces dhe se do të ndodhë”.

I pyetur për legjitimin e një urdhëri të tillë, Trump ka thënë se “ne jemi duke thënë se mund ta bëjmë atë me vetëm një urdhër ekzekutiv”.

Mohimi i shtetësisë do të nxiste luftë në gjykatë, lidhur me atë nëse presidenti ka kompetencë të njëanshme për të ndryshuar një amendament kushtetues.

Komentet e Trumpit kanë ardhur në periudhën kur ai ka ashpërsuar sërish fjalorin në politikat e migrantëve, meqë zgjedhjet amerikane për Kongres mbahen më 6 nëntor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG