Ndërlidhjet

Rusia do t’i përgjigjet SHBA-së lidhur me shqetësimet për Traktatin e armëve bërthamore


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se Moska është duke draftuar përgjigjet të një liste pyetjesh, që së fundmi janë paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, që kanë të bëjnë me shqetësimet lidhur me marrëveshjen për armë bërthamore.

Gjatë një interviste për një televizion rus, Lavrov tha se këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton i ka paraqitur shqetësimet lidhur me traktatin për forcat bërthamore me kapacitet të mesëm, gjatë takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin më 23 tetor.

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërcënojnë se do të tërhiqen nga Traktati për Armët bërthamore, Lavrov tha se “fati i traktatit New START është i paqartë”.

Marrëveshja për armët bërthamore ishte nënshkruar më 1987 dhe ka për qëllim të eliminojë raketa tokësore balistike dhe raketat detare, që arrijnë gjatësinë nga 500 deri 5,500 kilometra. Traktati New START kufizon armët strategjike bërthamore. Ky pakt ishte nënshkruar më 2010 dhe pritet të skadojë më 2021, edhe pse dy palët pajtohen se traktati mund të zgjatet edhe për një periudhë pesëvjeçare.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë se po shkelë Traktatin për armët bërthamore, duke krijuar raketa të reja, por Moska hedh poshtë këto pretendime.

“Është më mirë që të merren vesh me Rusinë dhe për një gjë të tillë nuk është e nevojshme që të jemi miq”, tha Lavrov.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG