Ndërlidhjet

Izraeli akuzon Iranin dhe Sirinë për sulmet me raketa


Kufiri mes Rripit të Gazës dhe Izraelit. Foto nga arkivi.
Kufiri mes Rripit të Gazës dhe Izraelit. Foto nga arkivi.

Izraeli ka akuzuar forcat iraniane të vendosura në Siri, se kanë orkestruar sulmet më të rëndë me raketa nga Gaza gjatë këtij muaji.

“Raketat janë hedhur kundër Izraelit... ne e dimë se urdhrat janë dhënë nga Damasku dhe ka përfshirje të qartë të Forcls Quds të Gardës Revolucionare Islamike”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Johanthan Conricus.

Megjithatë, ai nuk ofroi asnjë dëshmi për këto pretendime.

Sulmet me raketa të hedhura nga Rripi i Gazës për në territorin e Izraelit më 26 dhe 27 tetor, shkaktuan sulme hakmarrëse ajrore të Izraelit kundër Gazës.

Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi gjashtë palestinezë u vranë gjatë përplasjeve në kufirin Gaza-Izrael.

Ndërmjetësuesit egjiptianë kanë qenë në këtë rajon qe disa javë, duke u përpjekur që ta ruajnë qetësinë.

Por, më 27 tetor, një grup i xhihadistëve islamikë palestinezë tha se është pajtuar që të ndalojë sulmet me raketa ndaj Izraelit, si pasojë e përpjekjeve të egjiptianëve për të siguruar qetësinë në këtë rajon.

Daoud Shehab, zëdhënës i këtij grupi, tha se ata menjëherë kanë ndaluar sulmet me raketa.

“Është arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e armëpushimit, e cila hyri menjëherë në fuqi, në këmbim të ndalimit të agresionit izraelit”, tha ai.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Izraeli lidhur me armëpushimin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG