Ndërlidhjet

Vrasja e Khashoggit "ka qenë e parameduar"


Jamal Khashoggi
Jamal Khashoggi

Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë "e paramenduar", citohet të ketë thënë prokurori publik i Arabisë Saudite.

Provat për këtë erdhën nga një task-forcë e përbashkët e Arabisë Saudite dhe Turqisë, raportoi transmetuesi saudit al-Ekhbariya, duke cituar prokurorin.

Sipas burimit të njëjtë, prokurorët po marrin në pyetje disa të dyshuar.

Arabia Saudite fillimisht ka mohuar se ka dijeni për vendndodhjen e Khashoggit, i cili është parë për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Riadi më pas e ka pranuar se Khashoggi është vrarë në konsullatë, si pasojë e një operacioni të marrjes në pyetje, i cili "ka shkuar keq".

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u zotua të mërkurën se do t'i ndëshkojë përgjegjësit, por disa media cituan burimet turke të sigurisë duke thënë se operacioni i marrjes në pyetje është drejtuar nga një ndihmës i lartë i princit.

Njoftimet e fundit nga Arabia Saudite pasojnë raportet e mediave amerikane se drejtorja e CIA-s, Gina Haspel, ka dëgjuar disa audio-incizime që besohet se dëshmojnë vrasjen e gazetarit.

Për më shumë, lexoni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG