Ndërlidhjet

Drejtorja e CIA-s mund të ketë dëgjuar incizimet e vrasjes së Khashoggit


Drejtorja e CIA-s, Gina Haspel.
Drejtorja e CIA-s, Gina Haspel.

Drejtorja e CIA-a, Gina Haspel ka dëgjuar gjatë vizitës së saj në Turqi një incizim të zërit, në të cilin dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i kanë thënë dy burime agjencisë së lajmeve Reuters.

Përfaqësuesit e CIA-s dhe inteligjencës turke nuk kanë komentuar nëse Haspel ka dëgjuar incizimet.

Arabia Saudite fillimisht ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e Khashoggit më 2 tetor, mirëpo një zyrtar saudit ka thënë më pas se vdekja e tij ka ndodhur në konsullatën saudite si rezultat i një përleshjeje.

Turqia ka hedhur poshtë përpjekjet e sauditëve për të arsyetuar vdekjen e tij me të ashtuquajturin “operacion të ashpër”, duke i kërkuar Mbretërisë Saudite të kërkojë përgjegjësit e vrasjes, që ka nxitur pakënaqësi ndërkombëtare.

Sipas burimeve, Haspel, e cila ka arritur në Turqi të hënën, ka dëgjuar audio-incizimet.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë të enjten se Ankaraja ka ndarë informacione me disa palë që kanë kërkuar informacione shtesë.

Ai u ka thënë gazetarëve se Turqia nuk do ta dërgojë rastin në ndonjë gjykatë ndërkombëtare, mirëpo do të ndajnë informacionet varësisht nga kërkesat.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Khashoggi, kolumnist i Washington Post dhe kritik i udhëheqësisë saudite është vrarë bazuar në një plan paraprak.

Ndërkohë princi saudit, Mohammed bin Salman është zotuar, në komentet e tij të para publike lidhur me këtë çështje se vrasësit do të dërgohen para drejtësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG