Ndërlidhjet

Princi saudit zotohet se do të ndëshkohen “fajtorët” për vrasjen e Khashoggit


Princi saudit, Mohammed bin Salman.
Princi saudit, Mohammed bin Salman.

Princi i Kurorës Mbretërore të Arabisë Saudite është zotuar se do të ndëshkohen të gjithë “fajtorët” që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi.

Duke folur në forumin e biznesit në Riad, princi Mohammed bin Salman tha se “ky krim ka qenë i dhimbshëm për të gjithë sauditët” dhe nuk do të lejojë asnjëherë që kjo ngjarje të krijojë çarje në raportet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Sauditët më herët kanë mohuar akuzat se princ ka pasur rol në vrasjen e gazetarit.

Khashoggi u vra më 2 tetor pasi kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG