Ndërlidhjet

Vritet një ushtar i NATO-s në Afganistan


Ushtarët amerikanë në Afganistan. Foto ilustruese
Ushtarët amerikanë në Afganistan. Foto ilustruese

Një ushtar i misionit të NATO-s në Afganistan është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm në provincën Herat.

Në një deklaratë, selia e NATO-s në Kabul tha se “të dhënat e para lënë të kuptohet se sulmi është kryer nga forcat e sigurisë afgane”.

Kombësia e ushtarit të vrarë nuk është publikuar menjëherë, por agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se asnjë nga ushtarët e NATO-s që kanë qenë cak i këtij sulmi nuk kanë qenë amerikanë.

Në njoftimin e NATO-s nuk jepen më shumë detaje për këtë sulm.

Ky është sulmi i fundit në serinë e sulmeve që kanë kryer forcat afgane kundër trupave ndërkombëtare, me të cilët punojnë.

Më 18 tetor, një sulmues i veshur me uniformë të forcave të sigurisë afgane kishte hapur zjarr në një ngjarje në Kandahar, ku po merrte pjesë edhe komandanti amerikan i NATO-s në Afganistan, gjenerali Scott Miller.

Në këtë sulm u vranë tre persona, megjithatë gjenerali Miller nuk pësoi asnjë lëndim. Por, gjenerali tjetër amerikan, Jeffrey Smiley ishte në mesin e 13 personave që u plagosën në këtë sulm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG