Ndërlidhjet

Mijëra migrantë u strehuan në Meksikë


Mijëra migrantë që kanë udhëtuar drejt hyrjes në Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të bllokuar në Meksikë në kufirin me Guatemalan, raportojnë autoritetet.

Më shumë se 5,100 migrantë janë regjistruar në tri strehimore në kufirin me Meksikën, përderisa 2,000 të tjerë kanë qëndruar gjatë natës në sheshin e qytetit.

“Është mbushur plot. Nuk mund të ecësh, ka shumë njerëz. Deri më tash të gjithë janë të qetë", deklaruan autoritetet.

Në një njoftim, Qeveria federale e Meksikës tha se rreth 900 migrantë kanë arritur të paautorizuar derisa 640 nga ta kanë hyrë në procedura për shkak të kalimit të kufirit ndërkombëtar që ndan Guatemalan dhe Meksikën.

Më herët, presidenti i Hondurasit dhe ai i Guatemalas, thanë se rreth 2,500 migrantë kanë kaluar tranzit në këto vende, shumica prej të cilëve kanë udhëtuar pa pagesë me autobus të ofruar nga policia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG