Ndërlidhjet

Seanca e shtyrjeve për ndryshimet kushtetuese, akuza për ofrim të miliona eurove për një votë


Ilustrim.
Ilustrim.

Kuvendi i Maqedonisë nuk ka arritur ende të nisë seancën për ndryshimet kushtetuese pasi shumica parlamentare nuk është e sigurt nëse ka shumicën e dy të tretave, apo 80 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi.

Seanca është shtyrë tre herë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërsa partitë kanë shkëmbyer akuza për presione, shantazhe dhe ofrim të parave për votat e deputetëve.

Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Igor Janushev ka deklaruar para mediave se “një deputeti të VMRO-së i është ofruar 1 milion euro, një tjetri 2 milionë euro dhe një të treti madje 2.5 milionë për të mbështetur ndryshimet kushtetuese”.

Janushev ka thënë se disa deputetë janë kërcënuar me ngritje të padive nëse nuk mbështesin nismën e Qeverisë.

Zëdhënësi i Qeverisë, por edhe deputetë të LSDM-së kanë hedhur poshtë akuzat dhe për presion e kërcënime të deputetëve kanë akuzuar VMRO DPMNE-në.

Partia opozitare ndërkohë i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, që sa më parë të mbajë seancën dhe të vendosë për votimin në pikën për ndryshimet kushtetuese, që të shihet qartë siç ka thënë deputeti Antonio Milloshoski nëse i ka ose jo numrat pushteti për ndryshimet kushtetuese.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se për miratimin e propozimin të Qeverisë janë siguruar 79 vota dhe se mungon vetëm se një për të kaluar faza e parë e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për procesin e zbatimit të marrëveshjes për emrin.

Vazhdimi i radhës është caktuar për në orën 21.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG