Ndërlidhjet

Haradinaj: Jemi pjesë e NATO-s dhe po bëhemi me ushtri


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se NATO do t'i japë mbështetje Forcës së Sigurisë së Kosovës në mandatin e ri që i mundësohet përmes projektligjeve, të cilat tashmë janë miratuar në parim dhe presin leximin e dytë në Kuvend.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, Haradinaj tha se është në kontakt me zyrtarët e NATO-s, dhe se sipas tij, nuk ka hezitime rreth mbështetjes që i jepet FSK-së.

“NATO është një vendimmarrës serioz dhe ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Procesi i mandatimit të ushtrisë është me peshë”, tha Haradinaj. Sipas tij, FSK, pavarësisht se nuk do të quhet me emrin ushtri, do ta ketë mandatin ushtarak.

“Dallimi është vetëm ndërrimi i emrit, por mos keni dilema. Jemi thellë të bindur. Ne jemi pjesë e NATO-s dhe ne do të bëhemi me ushtri”, theksoi Haradinaj, duke nënvizuar se nuk është transformim, por shndërrim i FSK-së në ushtri.

Në këtë konferencë, Haradinaj përsëriti dhe qëndrimin e tij në lidhje me idenë për ndryshimin e kufirit, që doli nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja e korrigjimit ka vdekur”, tha Haradinaj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG