Ndërlidhjet

I dërguari amerikan nuk pret përfundim të shpejtë të konfliktit në Ukrainë


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, tha se nuk pret përparim të shpejtë drejt fundit të konfliktit në lindje të Ukrainës, sepse, siç tha ai, Rusia duket se pret ndryshime të mundshme pas zgjedhjeve në Ukrainë.

"Mendoj se Rusia ka vendosur të presë zgjedhjet e Ukrainës, të shohë se çfarë do të ndodhë. Ndoshta do të lindë ndonjë mundësi e re që i ofron pozicion më të favorshëm asaj", tha Volker në një fjalim para Këshillit Atlantik në Uashington.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se shpreson se nga zgjedhjet presidenciale të 31 marsit në Ukrainë, të dalë një qeveri më miqësore ndaj Rusisë.

Putin tha se edhe udhëheqja aktuale në Kiev pret zgjedhjet, përpara se të bëjë ndonjë hap në bisedimet për paqe.

Konflikti në lindje të Ukrainës midis forcave pro-qeveritare dhe separatistëve pro-rusë ka nisur qysh në vitin 2014, kur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Mbi 10,000 njerëz janë vrarë në luftimet atje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG