Ndërlidhjet

Vulin dënoi deklaratën e ambasadorit amerikan për Kosovën


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e dënoi deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili e quajti Kosovën shtet sovran.

Vulin tha se Scott "ka harruar se Serbia nuk është koloni" dhe se "nuk mund të shkelë dinjitetin e saj".

Të hënën, Scott, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një takim për çështje ekonomike, tha se SHBA "e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran".

"Më vjen keq që ambasadori Scott nuk u përpoq të tregonte arrogancën e tij në ndonjë rast me presidentin (Aleksandar) Vuçiq, sepse ai do të fluturonte nga qeveria", tha Vulin, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Nga kabineti i kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, iu tha Radios Evropa e Lirë se kryeministrja nuk i komenton deklaratat e anëtarëve të qeverisë në media.

Radio Evropa e Lirë në Beograd kërkoi komente edhe nga presidenti i Serbisë dhe ambasada amerikane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG