Ndërlidhjet

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi


Fituesit e Nobelit për Ekonomi
Fituesit e Nobelit për Ekonomi

Ekonomistët amerikanë, William Nordhaus dhe Paul Romer, fituan Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike për integrimin e ndryshimeve klimatike dhe të inovacionit teknologjik në analizën makroekonomike.

"Gjetjet e tyre e kanë zgjeruar fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe ndërgjegjësimin", tha përmes një deklarate Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Nordhaus nga Universiteti Yale dhe Romer nga Universiteti i Nju Jorkut janë fituesit e fundit në serinë e çmimeve Nobel të këtij viti.

Ata do të ndajnë çmimin prej një milion dollarësh.

Javën e kaluar, në Stokholm u ndanë edhe çmimet Nobel për mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe.

Çmimi për letërsi nuk u nda këtë vit, për shkak të një skandali me abuzim seksual në Akademinë Suedeze, që zgjedh fituesit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG