Ndërlidhjet

Senati amerikan miraton nominimin e Kavanaugh në Gjykatën Supreme


Gjykatësi, Brett Kavanaugh.
Gjykatësi, Brett Kavanaugh.

Senati amerikan ka miratuar Brett Kavanaugh, të nominuarin e presidentit amerikan, Donald Trump për gjykatës në Gjykatën Supreme.

Në votimin e së shtunës 50 senatorë kanë votuar në të mirë të Kavanaugh, derisa 48 të tjerë kundër nominimit të tij.

Emri i Kavanaugh është përfolur javët e fundit për shkak të akuzave të nisura drejt tij nga disa gra, për siç kanë thënë sjellje të keqe seksuale.

Profesoresha, Christine Blasey Ford ka dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Senatit ditë më parë, duke thënë se është “100 për qind e sigurt” se Kavanaugh e ka sulmuar atë seksualisht sa kanë qenë të rinj.

Kavanaugh në anën tjetër ka mohuar të gjitha akuzat.

Me iniciativë të demokratëve, presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar hetim të FBI-së lidhur me këto pretendime.

Agjencia më pas i ka dorëzuar Komitetit të Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë raportin me të gjetura të enjten e kësaj jave.

Demokratët kanë thënë se hetimet janë kryer në një rreth më të ngushtë se që është kërkuar, derisa për republikanët të gjeturat e raportit nuk kanë vërtetuar supozimet kundër Kavanaugh.

Senatorët ndeshen rreth raportit për Kavanaugh

Kundër zgjedhjes së tij kanë dalë edhe qindra persona, të cilët kanë protestuar kundër miratimit të nominimit të Kavanaugh në Gjykatën Supreme.

Mandat i gjyqtarit në gjykatën më të lartë të SHBA-së është i përjetshëm, derisa kjo Gjykatë ka ndikim të madh në jetën politike të këtij shteti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG