Ndërlidhjet

Mukwege dhe Murad fitues të Nobelit për Paqe


Gjinekologu Denis Mukwege, që trajton viktimat e dhunës seksuale në Kongo dhe Nadia Murad, aktiviste nga Jazidi për të drejtat e njeriut dhe e mbijetuar e skllavërisë seksuale nga Shteti Islamik në Irak, janë fitues të çmimit Nobel për Paqe të vitit 2018.

Nga Komiteti norvegjez i Nobelit thanë se kanë ndarë këtë çmim për shkak të kontributit të tyre për t'i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë e luftës.

“Të dy laureatët kanë dhënë kontribut të madh në tërheqjen e vëmendjes dhe luftimin e këtij krimi të luftës", u tha në njoftim.

Këtë vit ishin 331 të emëruar për çmimin - 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit.

Denis Mukwege
Denis Mukwege

Mukwege, gjinekolog që trajton viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokrate të Kongos, drejton spitalin Panzi në qytetin lindor Bukavu.

Spitali i hapur më 1999, pranon mijëra gra çdo vit që kërkojnë intervenime pas dhunës seksuale.

Ndërsa, Murad është mbrojtëse e minoritetit Jazidi në Irak si dhe e të drejtave të grave dhe refugjatëve në përgjithësi. Ajo ishte dhunuar dhe skllavëruar nga Shteti Islamik në Mosul më 2014.

Nadia Murad
Nadia Murad

Çmimi Nobel do të ndahet në Oslo të Norvegjisë më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, që ishte themelues i këtij çmimi më 1985.

Çmimi, çdo vit, i ndahet një individi ose grupi që ka bërë më së shumti për të çuar përpara paqen në botë.

Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG