Ndërlidhjet

Gjermania dhe Izraeli: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjermania dhe Izraeli janë pajtuar se Irani nuk duhet lejuar kurrë që të ketë armë bërthamore, mirëpo të dyja palët kanë pikëpamje të ndryshme deri të arritja e këtij qëllimi, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel të enjten, në një konferencë për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem.

“Ne jemi shumë të bindur dhe pajtohemi me pozicionin e Izraelit se duhet bërë gjithçka që të parandalohet Irani në posedimin e armëve bërthamore. Mirëpo ne nuk pajtohemi gjithmonë në rrugën e arritjes së këtij qëllimi”, ka thënë Merkel.

Ajo ka shtuar se prezenca e ushtrisë iraniane në Siri dhe Liban përbën kërcënim për Izraelin.

Forcat izraelite kanë thënë ditë më parë se nuk do të zmbrapsen nga hapat e tyre për të luftuar pjesëtarët e ushtrisë iraniane në Siri, derisa Gjermania vazhdon të jetë pjesë e paktit bërthamor që ka Teherani me fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes, Irani duhet të frenojë aktivitetet bërthamore në lirim të sanksioneve nga Perëndimi.

Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar në muajin maj për tërheqjen e SHBA-së nga kjo marrëveshje, duke thënë se Irani ka shkelur “shpirtin” e paktit dhe ka akuzuar këtë shtet për financim të terrorizmit në botë.

Sanksionet ndaj Iranit: Gjykata vendos kundër SHBA-së

Vala e parë e sanksioneve amerikane ka nisur në zbatuari në Iran, derisa vala e dytë pritet të nisë së aplikuari në muajin nëntor duke goditur sektorin bankar dhe atë të naftës iraniane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG