Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim për deputetin Shkumbin Demalijaj


Prishtinë
Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demalijaj.

Masa e paraburgimit do të jetë në fuqi deri më 27 tetor të këtij viti.

Demalijaj, deputetet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dyshohet për veprën penale: kanosje, ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili ka hetuar më parë çështjen e listës së veteranëve të luftës.

Pala thuhet se ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Policia e Kosovës, me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ka ndaluar deputetin Demalijaj të enjten dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG