Ndërlidhjet

Ivanov për referendumin: Maqedonisë i është kërkuar të kryejë “vetëvrasje historike”


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov u ka bërë thirrje votuesve të bojkotojnë referendumin për emrin, duke thënë se shtetit i është kërkuar të kryejë “vetëvrasje historike”.

“Votimi në referendum është e drejtë, jo obligim”, ka thënë Ivanov më 27 shtator në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Banorët e Maqedonisë pritet të dalin në votime më 30 shtator, në kuadër të marrëveshjes që është arritur me Greqinë këtë vit, për të ndryshuar emrin e shtetit në Maqedonia Veriore.

Kontesti i emrit në mes të Shkupit dhe Athinës, daton nga viti 1991, përkatësisht në vitin kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë e saj.

Greqia, shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian ka përdorur çështjen e emrit si arsyetim për t’i vënë veto Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në këto dy organizata.

Në rast në zbatimit të marrëveshjes, Greqia nuk do të pengojë më Maqedoninë në këto procese.

“Më 30 shtator, nuk do të votoj dhe e di se ju, qytetarët e mi të dashur do të merrni një vendim të mençur”, ka thënë Ivanov në OKB.

Ivanov, i cili e ka cilësuar këtë proces “shkelje të sovranitetit të shtetit” ka kritikuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që kanë vizituar Maqedoninë në javët e fundit, duke pretenduar se zbatimi i marrëveshjes për emrin është shpresa e vetme e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.

Shtetet e Bashkuara dhe zyrarët evropianë kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në këtë proces me qëllim të dështimit të referendumit

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG