Ndërlidhjet

Rasti Skripal: I dyshuari "është nderuar nga Putini"


Ruslan Boshirov
Ruslan Boshirov

Shtetasi rus, i akuzuar për sulmin me agjent nervor në Sallsbëri të Anglisë, është oficer ushtarak, i cili është nderuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton një ueb-faqe hulumtuese.

Autoritetet britanike e kanë identifikuar njërin nga dy të dyshuarit si Ruslan Boshirov.

Putin ka thënë se Borishov është civil, ndërsa ai vetë ka deklaruar për një televizion rus se ka vizituar Sallsbërin si turist.

Megjithatë, ueb-faqja Bellingcat thotë se Boshirov është oficer i inteligjencës dhe se emri i tij i vërtetë është kolonel Anatoliy Chepiga.

Ai ka shërbyer në Çeçeni dhe Ukrainë dhe është shpallur "hero i Federatës Ruse" më 2014, raporton Bellingcat.

Zyrtarët britanikë nuk i konfirmuan raportet, ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i hodhi poshtë ato.

Nga sulmi në Sallsbëri, në mars të këtij viti, është helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG