Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Hahn gjatë bisedës me ministrin e Jashtëm Begjet Pacolli, është angazhuar për përparimin në dialogun me Serbinë.
“Theksova rëndësinë e përparimit të dialogut me Qeverinë e Serbisë”, ka shkruar Hahn në Twitter pas takimit.
Ai ka theksuar se një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme do të ishte në të mirë të rajonit.
Hahn ka shtuar se Kosova është afër liberalizimit të vizave me vendet e Shengenit pasi Komisioni Evropian e ka miratuat propozimin.
Takimi midis komisionerit Hahn dhe ministrit të Jashtëm Pacolli është zhvilluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.