Ndërlidhjet

Rohani fajëson shtetet e Gjirit Persik për sulmin gjatë paradës ushtarake


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka fajësuar separatistët arabë për sulmin gjatë një parade ushtarake dhe ka akuzuar shtete të Gjirit Persik që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, që i mbështesin separatistët. Megjithatë, Rohani nuk ka dhënë detaje se për cilat shtete bëhet fjalë.

Komentet e Rohanit vijnë pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit është zotuar se do të hakmerret për sulmin e 23 shtatorit, ku u vranë 25 persona, përfshirë këtu 12 komandantë të kësaj garde.

Teherani po ashtu ka thirrur në takim diplomatët nga Danimarka, Holanda dhe Britania nën dyshimet se këto vende kanë pasur kontakte me anëtarët e grupit të dyshuar Rezistenca Kombëtare e Ahvazit – një grup arab që ka marrë përgjegjësinë e sulmit në Iran.

Grupi militant, Shteti Islamik po ashtu ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

“Për ne është e qartë se kush e ka bërë këtë, cili grup është ai dhe me kë janë të lidhur”, tha Rohani.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë dënuar sulmin, i cili është njëri nga më vdekjeprurësit në republikën islamike në këto vitet e fundit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG