Ndërlidhjet

Hoti: Dialogun duhet ta udhëheqë një qeveri e fuqishme


Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj nuk mund ta udhëheq dialogun, e as ta delegojë këtë autoritet te dikush tjetër, pasi sipas tij, Kosova ka qeveri të pakicës.

Hoti thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duhet të udhëhiqet nga një qeveri e fuqishme “me bazë të gjerë”.

“Kjo mund të arrihet vetëm pas zgjedhjeve të lira, të cilat do të prodhojnë një qeveri stabile.Në qeverinë e ardhshme, të udhëhequr nga LDK-ja, ne do të punojmë sado që është e nevojshme me të gjitha forcat politike për të arritur konsensus për dialogun. Sepse ky proces nuk i takon vetëm një partie apo vetëm qeverisë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Dialogun në nivel politik që prej nisjes së tij e ka udhëhequr Hashim Thaçi, njëherë nga posti i kryeministrit dhe tash edhe nga posti i presidentit.

Partitë opozitare po refuzojnë propozimin e Qeverisë së Kosovës për ekipin negociator për dialogun. Qeveria ka propozuar që në krye të këtij ekipi të jetë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ndërkaq në të, opozita dhe shoqëria civile të dërgojnë përfaqësuesit e tyre.

Bashkimi Evropian kërkon që në fund të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje për normalizimin e raporteve, cila, veç tjerash, do t’u hap rrugë drejt integrimeve evropiane të dy shteteve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG