Ndërlidhjet

Trump nuk publikon dokumentet për hetimet rreth Rusisë


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të premten se nuk do të publikohen dokumentet për hetimet federale rreth Rusisë, pavarësisht se ditë më parë ka urdhëruar që ato të bëhen publike, transmeton Reuters.

Ai ka cituar Departamentin amerikan të Drejtësisë kur ka bërë këtë njoftim, duke thënë se një gjë e tillë mund të dëmtonte hetimet.

Trump ka thënë përmes një postimi në Twitter se një Inspekori i Përgjithshëm i këtij Departamenti duhet të rishikojë dokumentet.

“Nëse ka nevojë unë në fund (pas rishikimit) mund t’i bëjë publike dokumentet”, ka thënë Trump në Twitter.

Përfaqësuesit e Zyrës së Departamentit të Drejtësisë nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Trump ka bërë thirrje për publikim të dokumenteve ditën e hënë, duke nxitur kritika nga demokratët dhe palët tjera se ai dhe aleatët e tij janë duke politizuar hetimet për të mbrojtur Shtëpinë e Bardhë para mbajtjes së zgjedhjeve për Kongres në muajin nëntor.

Trump ka kundërshtuar bashkëpunimin me Rusinë dhe Moska ka bërë të njëjtën gjë, pavarësisht se agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se Rusia është përfshirë në procesin zgjedhor të SHBA-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG