Ndërlidhjet

Gjermania, "skeptike" ndaj idesë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Berlini është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një vizite në Shqipëri, Maas tha se "ekziton frika e efektit domino".

"Jemi skeptikë dhe të matur në këtë çështje", tha Maas, duke iu bërë thirrje të dyja vendeve që "ta qartësojnë dhe të gjejnë zgjidhje në një mënyrë që nuk sjell çështje të tjera".

Ideja për ndryshim kufijsh është përmendur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis vendeve të tyre.

Të dyja ato shpresojnë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur në vitin 2011 dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të arrijë fazën finale me një marrëveshje dypalëshe, ligjërisht të obligueshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG