Ndërlidhjet

Turqia dhe Rusia pajtohen për krijimin e zonës së çmilitarizuar në Idlib


Presidentët e Turqisë dhe Rusisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin, Soçi, 17 shtator 2018.
Presidentët e Turqisë dhe Rusisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin, Soçi, 17 shtator 2018.

Presidentët e Turqisë dhe Rusisë thanë të hënën se janë pajtuar për krijimin e një zone të çmilitarizuar në provincën Idlib të Sirisë për të ndarë trupat e Qeverisë siriane nga forcat rebele.

Ushtarët turq dhe rusë do të patrullojnë zonën, për të siguruar respektimin e saj.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas bisedimeve me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Soçi të Rusisë, tha se marrëveshja është që të gjitha armët e rënda të tërhiqen nga zona, ashtu si edhe rebelët radikalë, përfshirë Frontin Nusra.

Zona e demilitarizuar do të hyjë në fuqi nga 15 tetori, u tha Putin gazetarëve.

Forcat siriane thuhet se po përgatiten për një ofensivë të madhe në Idlib, provincën e fundit që kontrollohet nga rebelët.

Rusia i ka dhënë vazhdimisht mbështetje regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën civile 7-vjeçare të Sirisë, ndërsa Turqia mbështet disa fraksione të rebelëve.

Në Idlib jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz dhe pothuajse gjysma e tyre janë zhvendosur nga luftimet në vende të tjera në Siri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG